Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

VMRO: Nëse Zhernovski ka guxim, le të ngrejë padi

alsatmtv
alsatmtv
4 years ago|0 view
Komuna Qendër do ta dorëzoj nesër raportin rreth shpërdorimit të 8 milion eurove, të zbuluara gjatë verifikimit të fazës së dytë mbi projektin 'Shkupi 2014'. Raporti do të dorëzohet në Prokurorinë publike gjatë mesditës. Komisioni për verifikimin e fakteve dhe financimeve i ngritur nga Komuna Qendër zbuloi shkeljen e rreth 8 milion eurove në procesin e ngritjes së 11 përmendoreve në qendër të Shkupit. Megjithatë më herët nga partia në pushtet, VMRO DPMNE-ja thanë se nuk i tremben kërcënimit të Zhernovskit për padi, përkundrazi e nxitën atë që ta çojë në fund këtë betejë nëse i beson vërtet raportit që ka nxjerrë komisioni.

"Nëse i besojnë asaj që thonë, nuk ka arsye për shtyrje të mëtejshme. Duhet ata vetë të marrin përgjegjësinë dhe të ngrenë padi penale ndaj të gjithë atyre që pretendojnë se nuk i kanë respektuar ligjet. Para se gjithash Zhernovski, si kryetar komune, ka obligim politik dhe ligjor që të bëjë një gjë të tillë, por edhe Zaevi dhe Sheqerinska të cilët janë mbështetësit e tij dhe nuk ndalojnë të manipulojnë rreth kësaj çështjeje. Vetëm në këtë mënyrë do t'i jepet fund manipulimit politik dhe keqpërdorimit të temës 'Shkupi 2014', ndërkaq autoritetet gjyqësore si organe kompetente do të vendosin për aspektet ligjore dhe që e vërteta të dalë në shesh", thuhet në reagimin me shkrim të VMRO PDMNE-së.

Nga partia e Gruevskit edhe një herë shprehën bindjen se aktivitetet e Komunës Qendër gjatë realizimit të projektit Shkupi 2014 kanë qenë ligjore dhe transparente. Megjithatë sipas Andrej Zhernovskit, reagimi i VMRO DPMNE-së është dëshmi për kapjen e tyre në flagrancë për sa u përket veprimeve të tyre kriminale në projektin 'Shkupi 2014'.

"Në mungesë të argumenteve, pohojnë se projekti 'Shkupi 2014' është ligjor, por faktet e publikuara padyshim që nxjerrin në pah favorizimin e dy firmave italiane, të cilat kanë të njëjtin pronar dhe janë shembuj tipik të punës joligjore. VMRO DPMNE-ja e ka plotësisht të qartë se 8 milion eurot paraqesin dëmin që është bërë 'vetëm' gjatë kontraktimit të marrëveshjeve joligjore edhe atë për përpunimin e 11 përmendoreve. Dëmi dhe vlera e projektit 'Shkupi 2014' është shumë më drastik".

Sipas Zhernovskit, pjesa më e shtrenjtë e projektit ka të bëjë me ndërtesat e gjykatave, muzeve, teatrove dhe institucioneve të tjera. Por meqenëse ndërtimi i tyre nuk është zhvilluar përmes komunës Qendër, ato nuk mund të jenë pjesë e revizionit që po kryen kjo komunë. Sipas kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski i gjithë krimi dhe shuma e përgjithshme të cilën e paguan qytetarët për projektin 'Shkupi 2014' do të zbulohet vetëm pas përmbysjes së qeverisjessë Gruevskit. Semra Jakupi

Browse more videos