Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

A1 Report - Ulet norma bazë e interesit, pritet sërish rritje e dobët e ekonomisë

Report TV
Report TV
4 years ago|0 view
TIRANË - Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të ulën normën bazë të interesit me 0.25 për qind. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se, aktualisht norma i interesit, është 3.25 për qind.

Rritja ekonomike pritet të jetë e dobët edhe gjatë vitit të ardhshëm dhe kjo do të bëjë që edhe korrektimi fiskal të jetë i dobët, tha guvernatori Fullani, gjatë konferencës së përmuajshme.

Sipas tij, kjo gjë krijon kushte më të përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë dhe për uljen e inflacionit. Sipas Fullanit, luhatjet e rritjeve të vitit të fundit, ka ardhur si pasojë e luhatjeve të investimeve.

Investimet private kushtëzohen nga pasiguria e lartë dhe nga kreditimi i ulët. Sipas Fullanit, konsumatori dhe biznesi shqiptar shfaqen mjaft hezituar për marrjen e vendimeve afatgjata.

"Pas një rritje të shpejtë të shpenzimeve, gjatë pjesës së parë të vitit, gjatë 3 mujit të tretë është ulur kjo rritje. Niveli i lartë i borxhit publik e kufizon mundësinë e politikës monetare dhe fiskale për të mbështetur rritjen e ekonomisë", tha gjatë së tij, Guvernatori Fullani.

Sipas tij, "korrektimi i borxhit fiskal do të jetë i domosdoshëm për rregullimin e borxhit të brendshëm". Eksportet kanë shënuar një rritje prej 13.6 për qindësh, ndërsa importet kanë shënuar një ulje prej 5 përqindësh për këtë periudhë tha Fullani, gjatë konferencës së tij.

Browse more videos