Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

A1 Report - Bukuresht, Ponta garanton Ramën: Rumania pro statusit të Shqipërisë

Report TV
Report TV
4 years ago|1 view
BUKURESHT- Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Rumani prej ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Rumanisë, Viktor Ponta. Departamenti i informacionit pranë kryeministrisë informon se Rumania mbështet Shqipërinë për statusin dhe hapjen e negociatave. "Rumania përkrah fuqishëm Shqipërinë. Rumania mbështet Shqipërinë për statusin dhe hapjen e negociatave"- ka thënë Ponta, citon departamenti i informacionit pranë kryeministrit Rama.

Kryeministri Rama i shprehu homologut Ponta falënderimin për mikpritjen e një takimi shumë të rëndësishëm, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, si dhe për takimin mes tyre, ku u shkëmbyen pikëpamje mbi qeverisjen dhe rritjen e bashkëpunimit.

"Jam shumë i kënaqur që kam privilegjin të përfaqësoj Shqipërinë në këtë ditë të shënuar në rrugën e progresit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Dhe, sigurisht, jam shumë i kënaqur që me këtë rast të jem këtu në krah të një miku të hershëm dhe të një shembulli frymëzues për mua në mirëqeverisjen e vendit. Unë e çmoj shumë këtë shembull që Kryeministri i Rumanisë jep duke treguar se jo vetëm është e mundur, por është plotësisht e mundur që kriza të përballet me sukses, jo në kurriz të shtresave më në vështirësi, por, përkundrazi, duke i lehtësuar ata që janë më në vështirësi dhe duke mundësuar rritjen ekonomike të vendit," - u shpreh Kryeministri Rama.

Browse more videos