A1 Report - Vatikan, Papa Francesku takon presidentin rus, Vladimir Putin
  • 9 years ago
VATIKAN - Papa Françesku dhe presidenti rus Validimir Putin janë takuar ditën e hënë në Vatikan.Takimi i cili zgjati 35 minuta ishte i pari mes Papës dhe Putin.

Në takim u diksutua për gjendjen në Siri dhe problemet e të krishterëve në vende të ndryshme në botë, duke mos prekur kështu temën delikate të marrëdhënjëve të tensionuara mes Vatikanit dhe Kishës Ortodokse Ruse.

Putin solli të falat e Patriarkut Kirill, kryetarit të Kishës Ortodokse Ruse, por nuk u zgjat më tej në këtë temë dhe as nuk u diskutua për një vizitë të mudshme të Papës në Rusi. Ai gjithashtu e falenderoi Papa Françeskun për letrën drejtuar tij para takimit të G20 në Shën Pjetërburg, gjatë muajit shtator.

Dy liderët diskutuan për luftën civile në Siri, ku Papa theksoi nevojën për t'i dhënë fund dhunës në vend dhe ndihmës humanitare për popullin sirian. Presidenti rus, gjatë ditës së hënë u takua me presidentin italian Napolitano dhe ish-kryeministrin, njëkohësisht mikun e tij, Silvio Berluskonin, i cili e ftoi për darkë.
Recommended