Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Transplantim i syrit, operacioni i parë në Maqedoni

alsatmtv
alsatmtv
4 years ago|8 views
Për herë të parë në Maqedoni, në Spitalin evropian të syve në Shkup, me sukses është kryer transplantimi i kornesë. Duke iu falënderuar kësaj teknike deri tani dritën e ditës sërish e panë tre pacientë. Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, sot u takua me udhëheqësin e spitalit dhe zyrtarisht i sollën dispozitat ligjore për ushtrimin e këtij lloji të intervenimit kirurgjik. Pjesa më e madhe e shumës për këtë intervenim do të jetë në barrë të fondit, ndërsa pacienti do ta paguajë vetëm participimin prej gjashtë mijë denarëve. Çmimi i përgjithshëm për këtë operacion është 210 mijë denarë, gjegjësisht rreth 3.500 euro.

"Njëri intervenim i cili është bërë është i ndërlikuar, është kryer tek një pacient i ri i cili ka pasur lëndim të vështirë të syrit. Në rast se intervenimi i këtillë nuk realizohej në Maqedoni, ajo çfarë është dashur të ndërmerr është mënjanimi i syrit dhe vendosja e protezës, që do të thotë verbërim komplet i njërit sy. Do të vendosim një sistem të shërbimeve shëndetësore të cilësisë shumë të lartë që do t'u ofrohen së pari qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e më pas hapemi edhe për qytetarët e rajonit dhe më gjerë", tha Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se deri tani për një lloj të këtillë të intervenimit, pacientët nga Maqedonia dhe gjithë rajoni janë dërguar për kurim në Rusi dhe në vende tjera evropiane. Drejtori i Spitalit evropian të syve Faruk Semiz, tha se tre pacientëve të operuar u është kthyer të parit dhe se ndjehen mirë.

"Kjo teknikë është një ndër më të rrallat në botë. Kornea është pjesa e tejdukshme e syrit. Nëse ajo e humbë funksionin pacienti fillon të humbë të parit. Ne e heqim kornenë që e ka humbur funksionin dhe vendosim një korne të re, me të cilën mund të shikohet. Operacioni zgjatë 35 deri 50 minuta", u shpreh Faruk Semiz, drejtor i Spitalit evropian të syrit.

Deri në fund të vitit, në pajtim me marrëveshjen e Fondit për sigurim shëndetësor, mund të bëhen dhjetë intervenime të tilla. Sipas të dhënave nga Ministria, deri tani në vendin tonë janë lokalizuar 80 deri 100 pacientë të cilët mund të kenë pasur nevojë për një lloj të këtillë të intervenimit kirurgjik. Petar Bllazhevski

Browse more videos