Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

A1 Report - Të drejtat e fëmijëve, Sequi: Duhen burime, vizion dhe vullnet politik

Report TV
Report TV
4 years ago|0 view
TIRANË - Respektimi i të drejtave të fëmijëve ka qënë kryefjala e një bashkëbisedimit mes ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Etore Sequi, ministrit të Mirëçënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, dhe një grupi të rinjsh.

Duke folur në këtë takim, ambasadori Sequi u shpreh se, dhunimi i drejtave të fëmijëve është një problem serioz, që kërkon ndërhyrjen e instancave përkatese për parandalimin e tij.

Sequi tha se "raporti i progresit thotë që ka pasur progres në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe disa sfida të rëndësishme, si miratimi i ndryshimeve të kodit penal, japin një bazë më të fortë ligjore për të luftuar pornografinë e fëmijëve, trafikimin e fëmijëve si vepra penale, dhe këtu i kthehemi fjalës zbatim. Duhet zbatim i kësaj".

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, duke folur mbi dhunën ndaj fëmijëve, tha se duhet të zbatohet ligji përkatës për këtë ndaj prindërve që dhunojnë fëmijët, ndërkohë që, sipas tij, në realitet komunat dhe bashkitë nuk kanë një punonjës social. "Ne sot kemi në Shqipëri qendra të mbrojtjes së fëmijëve në komuna e bashki dhe duhet t'a pranojmë; unë vetë u zhgënjeva, sepse në realitet komunat dhe bashkitë nuk kanë një punonjës social që të kërkojë mbrojtje, apo të respektojnë vendimet e gjykatave", tha Veliaj.

Browse more videos