Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

A1 Report - Tepelenë, qëllohen dy kushërinj me armë, një i vrarë, një i plagosur

Report TV
Report TV
4 years ago|2 views
TEPELENE- Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati në fshatin Memaliaj të Tepelenës.

Aurel Haxhia, 31 vjeç, dhe kushëriri i tij i parë, Niko Banaj, 25 vjeç, janë qëlluar me breshëri automatiku në afërsi të një lokali në dalje të fshatit Memaliajt nga persona të paidentifikuar, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Breshëria e plumbave ka rezultuar fatale për 31-vjeçarin, Aurel Haxhia, të cilin predhat e kanë kapur ne pjesë të ndryshme të trupit.

Ai fillimisht ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Tepelenës por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen.

Ndërkohë plumbat nuk kanë kursyer as kushëririn e tij, i cili ka mbetur i plagosur rëndë, e fillmisht është dërguar në qendrën shëndetësore të Memaliajt dhe më pas është nisur me ambulancë drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije së gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Policia e Tepelenës është nisur menjëherë në vendngjarje dhe ka filluar punën për zbardhjen e rrethanave të plota të saj dhe identifikimin e autorëve.

Browse more videos