Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Mbledhja e Kanalit të Kuvendit pa epilog konkret, PDSH vazhdon protestën

alsatmtv
alsatmtv
4 years ago|3 views
Edhe në mbledhjen e sotme të Kanalit televiziv të Kuvendit nuk u arrit zgjidhje rreth kërkesës së PDSH-së që zëri i deputetëve shqiptarë tek dëgjuesi gjegjësisht shikuesi të arrij në gjuhën shqipe. PDSH-ja këmbëngul që krahas çështjes teknike mungon edhe vullneti politikë që kjo çështje të zgjidhet dhe ti vihet fund protestës 15 mujore të saj. Nga Partia e Thaçit propozuan disa konkluzione të cilat ndonëse u mbështetën nga anëtari i BDI-së Nexhati Jakupi, u kundërshtuan nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Në konkluzione mes tjerash PDSH-ja kërkon që fjalimet e deputetëve të transmetohen në formën origjinale.

"Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë në Dual 1 në sinjalin e parë që jepet të transmetohen fjalimet origjinale, kur flet ti Jani Makraduli le të del ashtu si flet, kur të flas unë le të transmetohet ashtu siç flas në gjuhën shqipe. Dhe ti më thuhet se duhet ligj për këtë gjë, nuk duhet. Me këtë ligjin ekzistues duhet të rregullohet dhe sinjali tjetër dual 2 le të shkon komplet me përkthim. Kur flet ti maqedonisht le të shkon shqip, kur të flas unë shqip le të shkon maqedonisht me përkthim". Këtë gjë e kërkojmë dhe për këtë gjë nuk na duhet asnjë ligj me këto ligje ekzistuese rregullohet kjo punë vetëm duhet vullnet, normal politikë", tha Bekim Fazliu, PDSH.

"Çështja e transmetimit të sinjalit televiziv nga Kuvendi nga ana e opozitës shqiptare po trajtohet këto 15 muaj. Ne çështjen e përdorimit të gjuhës e trajtojmë prej viti 2002 si subjekt politik. Ju thatë se çështja e transmetimit të gjuhës shqipe është çështje politike, ne thamë se është çështje teknike. Dhe se kjo çështje është në tejkalim e sipër. Qytetarët vlerësuan se BDI-ja flet të drejtën, ndërsa ajo që thoni ju ra në ujë. Brenda këtyre 15 muajve pati zgjedhje dhe në zgjedhjet e marsit të vitit 2013, zgjedhjet vendore, opsioni i juaj humbi, fitoi opsioni i BDI-së në mënyrë plebishitare", deklaroi Nexhati Jakupi, BDI.

Nga VMRO-ja dhe LSDM-ja thanë se kjo çështje është e rregulluar mirë dhe se deri tek shqiptarët zëri i deputetëve arrin edhe në gjuhën e tyre amtare.

"Do të thotë audio sinjal në gjuhën shqipe kur flasin deputetët shqiptarë, del nga Kuvendi. Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë me shfrytëzimin e teknologjisë së re pas vendosjes së digjitalizimit fjalimet e deputetëve shqiptarë mund ti dëgjojnë në gjuhën shqipe", tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Kuvendi nuk ka faj në emetimin e sinjalit dhe këtu pengesa nga Kuvendi nuk ka, sepse Kuvendi transmeton një sinjal video dhe dy audio dhe ato janë të kapshëm për qytetarët e RM-së", u shpreh Jani Makraduli, LSDM.

Gjatë debatit u hap edhe çështja e përmbajtjes së kanalit të kuvendit gjatë kohës kur nuk ka aktivitete të kuvendit dhe kur transmetohet muzikë vetëm në gjuhën maqedonase, me çka anashkalohen bashkësive tjera etnike. Ndryshe edhe dot vazhdoi protesta e PDSH-së, duke kërkuar pauzë njëorëshe. Bedri Rexhallari