{"type":"video","version":"1.0","provider_name":"Dailymotion","provider_url":"https:\/\/www.dailymotion.com","title":"T\u00ebrmetet boshatisin Ohrin - News, Lajme - Vizion Plus","description":"http:\/\/www.vizionplus.tvhttps:\/\/facebook.com\/VizionPlusTVhttps:\/\/twitter.com\/VizionPlusTVT\u00ebrmetet e vazhdueshme n\u00eb Maqedoni po i kushtojn\u00eb shum\u00eb turizmit. Vet\u00ebm mbr\u00ebmjen e kaluar n\u00eb Oh\u00ebr u regjistruan dy t\u00ebrmete t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb zgjat\u00ebn rreth 4 minuta me 3.6 dhe 3.7 ball\u00eb, nd\u00ebrsa l\u00ebvizjet e tok\u00ebs kan\u00eb vazhduar edhe gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme. Qytetar\u00ebt e Ohrit jetojn\u00eb me frik\u00eb nga seria e t\u00ebrmeteve e cila ka filluar muaj m\u00eb par\u00eb dhe koh\u00ebt e fundit po shpeshtohet. Ata kan\u00eb ngritur tenda dhe e kalojn\u00eb nat\u00ebn n\u00eb qiell t\u00eb hapur, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e tyre e kalojn\u00eb nat\u00ebn n\u00eb makina. Por p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon turizmi, shum\u00eb persona t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb zgjedhur Ohrin p\u00ebr t\u00eb kaluar dit\u00ebt e nxehta t\u00eb ver\u00ebs jan\u00eb larguar, dhe dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb anuluar prenotimet, edhe pse kan\u00eb paguar paraprakisht. Largimin e tyre, pronar\u00ebt e sht\u00ebpive t\u00eb pushimit e arsyetojn\u00eb me faktin se turist\u00ebt jan\u00eb trembur p\u00ebr shkak se mes tyre qarkullon informacioni se brenda dy jav\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Oh\u00ebr jan\u00eb regjistruar m\u00eb shum\u00eb se 1200 t\u00ebrmete. Kompanit\u00eb e sigurimeve dit\u00ebt e fundit kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr sigurim nga t\u00ebrmeti. Sipas specialist\u00ebve, t\u00ebrmetet ndodhin p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrplasjes s\u00eb pllak\u00ebs kontinentale afriko-euroaziatike. Fatmir\u00ebsisht t\u00ebrmetet deri m\u00eb tani kan\u00eb shkaktuar vet\u00ebm d\u00ebme materiale. Por t\u00ebrmetet po i sjellin edhe d\u00ebme ekonomike Ohrit p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb turist\u00ebve.","author_name":"VizionPlusAlbania","author_url":"https:\/\/www.dailymotion.com\/w6fYTCoLc9et2W9","width":480,"height":269,"html":"<iframe frameborder=\"0\" width=\"480\" height=\"269\" src=\"https:\/\/geo.dailymotion.com\/player.html?video=x5t3p14&\" allowfullscreen allow=\"autoplay; fullscreen; picture-in-picture; web-share\"><\/iframe>","thumbnail_url":"https:\/\/s2.dmcdn.net\/v\/Kxn9u1gwy9OItbjMY\/x720","thumbnail_width":1280,"thumbnail_height":720}