Agim Aliu - Kandidat per Kryetar te Komunes se Ferizajt

  • 12 years ago
U lind më 10 Qershor 1971 në fshatin Balaj, Komuna e Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen gjimnazin në Ferizaj. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, si dhe ka regjistruar studimet Master në Fakultetin Juridik në UP. Poashtu ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ish pjesëtar i UÇK-së. Njëri ndër themeluesit e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Kryetar i Degës së Rinisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, 2001-2003, anëtar i Kryesisë se PDK-së në Ferizaj që nga viti 2001 dhe aktualisht Nënkryetar i Degës se PDK-së në Ferizaj. Anëtar i Kuvendit të Komunës në të gjitha legjislacionet e pas luftës, pra prej vitit 2000-2009 dhe në legjislacionin 2007-2009 ka qenë Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Është i martuar dhe është baba i një fëmije. Në mandatin legjislativ 2009-2013 është rizgjedhur Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, duke u përkrahur nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvend.

Recommended