Advertising Console

    Kim Mehmeti në akademinë përkujtimore për Harun ...

    Repost
    prezenton

    by prezenton

    2
    118 views
    12/05/2011
    Ndërsa publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti duke folur në këtë akademi përkujtimore theksoi se në vendet ku ka shumë lotë dhe dhimbje më së miri fletë heshtja. "është hera e parë kur flasë me një vend ku ka më shumë lotë dhe dhembje por aty ku ka shumë dhembje më së miri flet heshtja.Në ditë zie mundohemi ta kujtojm rrugën që kanë ecur, në ditë zie duhet të kujtojmë se sillemi me veprat e tyre deri sa ato janë gjallë.Nuk duhet të bëhemi ne popull që do të dimë ti vlerësojm vetëm të vdekurit, por ne duhet sot të kujtojmë se si u sollëm deri sa këto dëshmorë ishin gjallë dhe sa ne i njihnim ata", tha Mehmeti.Sipas tij kalandari 20 vjeçar i pluralizmit dhe mëvetsimit të Maqedonisë për shqiptarët e Maqedonisë ka më shumë ditë zie."Ne shumë shpejtë harruam se na ndodhi Bit Pazari, Gostivari etj., pas kësaj ne duheshte që gjithë dhembjen tonë ta shprehim aty ku i varrosim ato shqiptar të vrarë të pafajshëm.Por ne kishim plagën më të madhe e ajo ishte plaga e Kosovës e neve shqiptarëve të Maqedonisë këto plagë na dukeshin shumë të vogla.Njerzit e urtë, popujt e urtë, urtësit më të mdha i mësojnë nga fatkeqësit që ju ndodhin.Por ne nuk nxorrëm mësim nga këto", theksoi para të pranishmëve Kim Mehemti.