FILMI "TRENI NISET NE SHTATE PA PESE" | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

  • 4 months ago
Filmi "Treni niset në shtatë pa pesë " prodhim i vitit 1988.

Regjia: Spartak Pecani, Skenari: Nexhat Tafa, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Aleksandër Lalo.

Përmbajtja e filmit
Elteva punojse në bankën e shtetit fillon të vërej dëmet që sjellë në ekonomi puna e një stabilimeti të rrethit i cili drejtor është Martini, ku puna e të cilit po ndjek një zgjidhje ekonomike të gabuar. Ajo gjendet në udhëkryqë për arsye se drejtori i bankës është edhe shok i ngushtë me Martinin. Në një moment ai pyet veten, pse të gjithë janë kundër saj. Duke mos mjaftuar vetëm kjo, në këtë kohë doktori mendon se ajo është shtatëzënë. I dashuri i Etlevës, i cili është një trajner skuadre futbolli e braktis atë. Duke parë gjëndjen e krijuar, Astriti mer çështjen vet në dorë, për të parë motivin e rënies e ekonomike së ndërmarjes të shokut të tij. Ai ndihmon Etlevën me anë të një profesori të zbulojë diagnozën e saj. Duke u ndjerë fajtor për trishtimin që solli Etlevës, i dashuri i saj Adi, i kërkon të falur. Tashmë ajo ndihet më e lehtësuar nga të gjitha gjërat që e shqetësonin.

Aktorët dhe rolet
Eva Alikaj ... Etleva
Ndriçim Xhepa ... Astriti
Xhevdet Ferri ... Martini
Spiro Duni ... Adi
Agim Shuke ... Doktori
Ilia Shyti ... Baba i Etlevës
Mimika Luca ... Nëna e Etlevës
Marta Burda ... Nëna e Astritit

Recommended