FILMI "SHPRESA" | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

  • 2 years ago
Shpresa është një film i prodhuar nga Kinostudio "Shqipëria e Re" në vitin 1989. Regjia: Eduart Makri,
Skenari: Dhimitër Xhuvani,
Muzika: Zef Çoba.

Përmbajtja e filmit
Shpresa ka një histori dashurie të pafat. I dashuri e ka lënë dhe ajo pati një abort. Ajo është shumë e dëshpëruar. I mënjanon njerëzit dhe ka humbur besimin tek e ardhmja e saj. Por më pas njihet dhe bie në dashuri me inxhinierin e ri Piron. Dashuria e re zgjon tek Shpresa interesin për jetën por në të njëjtën kohë ka probleme me familjen e Piros.

INTERPRETOJNE:
Matilda Makoçi
Eduart Makri
Drita Pelingu
Qenan Toro
Myzafer Ziflaj

Recommended