SHQIPERIA E RE (vazhdimi) | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

  • 3 years ago
Vazhdimi.
Shqiperia e re
Përshkrimi: Fillon me shqiponjen qe fluturon mbi malet tona me debore. Panorama te shumta. Qyteti i Korçes, monumenti i ushtarit te panjohur, aspekte nga jeta e qytetit, burgu, vendi i vrasjes se deshmoreve. Gjirokastra, pamje e qytetit. Berati, shtepia ku u mblodh qeveria e pare. Pamje e veriut, malet, pishat etj. Kalaja e Shkodres dhe jeta ne qytet. Qyteti i Durresit. Vlora dhe bregdeti me agrume.
Tregon Saranden, Butrintin, harten e Shqiperise me keshtjellat. Kruja qyteti i Skenderbeut. Tregon sunduesit e pare qe nga Ali Pashe Tepelena dhe deri ne pushtimin fashist. Burgu i Tiranes, Porto Romano etj. Konti Ciano ne Kuçove dhe zbarkimi i fashisteve.
Partizanet ne luften e tyre, ushtria e kuqe, tankset e saj neper Ballkan. Çlirimi i Bukureshtit, Sofjes, Beogradit. Çlirimi i Shqiperise, hyrja e qeverise se pare demokratike, Enver Hoxha mban fjalim. Pamje e Tiranes se shkaterruar. Peza e djegur, Permeti, Leskoviku, Borova, Vithkuqi etj. Ne Korçe percjellin eshtrat e deshmoreve. Ndryshimi i jetes se bujkut. Vijne traktoret nga jashte.

Shkarkohen nga vaporri materiale bujqesore. Ne fushat tona jane traktoret e rinj. Shkolla bujqesore e Kavajes. Puna per tharjen e kenetave. Qendra zoo teknike, çobanet, spitalet rurale. Spitali i Tiranes, dr. Shiroka, materniteti, krahinat greke dhe femijet e demokrateve greke.

Ne kufirin Shqiperi Greqi hyjne pleq dhe femije greke. Rojet e kufirit. Ne Kuvendin Popullor flet Enver Hoxha. Vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata ne duar parakalojne. Enver Hoxha, Spiro Koleka, Gogo Nushi ndodhen ne tribune me rastin e inaugurimit te fillimit te punimeve. Fabrika e sheqerit ne Maliq duke u ndertuar. Kombinati i Tekstilit "Stalin" ne Tirane duke u ndertuar. Nje klase ne Institutin Teknik, vajzat ne oficine.

Pamje te Kuçoves dhe punetoret e saj te dalluar. Miniera e seres ne Selenice. Ne ish pallatin e Zogut ne Tirane, jane mbledhur punetoret me te mire. Enveri bisedon me Stakanovistet. Pamje e Tiranes se re, vendi ku jane vrare heronjte. Ne mbledhjen e Kuvendit Popullor, flet Nexhmije Hoxha. Organizata e gruas, grate e veshura me kostume kombetare. Shoqeria e lidhjes kulturore me B.S., Lidhja e shkrimtareve, Teatri Popullor, Liceu Artistik, piktore te rinj etj.

Vazhdon me Liceun Artistik dhe klasat e tij. Me pas vijon filmi me Institutin Pedagogjik dhe Shkollen e Bashkuar. Ne Tirane zhvillohet nje parade. Ardhja e delegacionit sovjetik. Shqiptaret te veshur me kostume kombetare te krahinave te ndryshme te vendit, hedhin valle. Fillon parada.

Komandanti i parades, Beqir Balluku, i paraqet forcen Enver Hoxhes. Ne tribune ndodhen Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Myslym Peza, ministri sovjetik Cuvakin, Beqir Balluku. Paraden e hapin partizanet, pastaj oficeret e shtabit te pergjithshem, garnizoni, kadetet, marina, mjetet e motorizuara, dhe me ne fund populli. Filmi mbyllet me korin e shtetit i cili kendon nje kenge patriotike. Fluturon shqipja dhe tre ushtare vrojtojne me dylbi mbi kuaj.

Recommended