Report TV - Gjyqtarja Mimoza Margjeka sherr me policët: Mos më prekni! Nuk bëhet shteti me monstra

  • 3 years ago
TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masën "arrest shtëpie" për gjyqtaren Mimoza Margjeka, dhe "arrest me burg" për bashkëshortin e saj Arben Cara (në rolin e seskserit), të cilët akuzohet për rryshfet 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Ky vendim është kontestuar ashpër nga Margjeka, e cila në dalje të seancës ka "shpërthyer" në akuza duke thënë se e gjitha është politike, e planifikuar për t'i dhënë fund karrierës së saj, pasi në zgjedhjet e 30 qershorit, refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit, e cila qëndroi disa muaj në detyrë pas zgjedhjeve të 2019. Teksa ka tentuar t'i shpjegojë medias të vërtetën sipas saj, ajo është përplasur me policët të cilët nuk e kanë lejuar të flasë.Është gjithçka e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. Guxoni t'i dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është fut në burg vetëm ata që i kanë dalë në ballë shtetit. Mos më prek, mos më shty. (Përplaset me policët). Mos më kap mor, ik ore andej, ska asnjë provë, kërkova median në proces, nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar kanë hall vettingun. Mos më prek moj më lër të flas ( bërtet). E kam bërë për njerëzit, vendimin e Gjykatës Durrës për zgjedhjet e kanë dhënë për njerëzit. Prit të sqaroj gazetarët. Më leni të flas mor, ça është fjala, ça keni more. Mos më prek zonjë se do të plas andej. Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin. Le të shfaroset familja ime le të shkatërrohet nuk e kam dhënë mandatin sepse nuk e meritonin", tha ajo e revoltuar.

Në krah të saj, avokati i gjyqtares Margjeka, Genc Gjokutaj, u shpreh se vendimi i sotëm ishte absurd. Ai i bën thirrje politikës shqiptare që të vendosë në funksion menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në mënyrë që të bëjnë rekurs lidhur me çështjen e gjyqtares.

Recommended