Plani i PD Anti-COVID/ Rama: Basha shalqi me provë që nuk hahet! Kazinotë nuk janë hapur!
  • 3 years ago
TIRANË- Plani i Anti-COVID i opozitës, çështja e detit, Liga e Futbollit, papunësia, aeroporti i Kukësit, kazinotë, ishin disa nga çështjet që ceku kryeministri Edi Rama në konferencën e tij të gjatë me gazetarët, që nisi fillimisht vetëm për rindërtimin. Duke u ndalur të kjo e fundit, kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga dy ministrat, ai i rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financës, Anila Denaj, ka bërë me dije se deri më tani 30 familje kanë marrë në dorëzim çelësat e shtëpisë së re, ndërkohë që brenda këtij viti do të jenë gati 51 objekte arsimore.

"Asnjë objekt nuk ka përfunduar se po të kishte përfunduar ne do duhet të merrnin përsipër të gjitha rindërtimet në planet, për nga shpejtësinë. Një pjesë përfundon në 26 nëntor, një pjesë do përfundojnë më tutje.  Po punohet në 14 shkolla në Bashkinë e Tiranës dhe 37 në 10 bashkitë e tjera që përfundojnë brenda këtij viti. Shtëpitë individuale kanë nisur shumica ka pasur dorëzime mund të jenë 30 banesa, 31 dhjetori është faza përfundimtare e fazës së parë", iu përgjigj Rama, pyetjes së gazetares së Report Tv, Eliza Gjediku.

Kjo deklaratë edhe vetëm pak orë pas prezantimit të planit të rimëkëmbjes së prezantuar nga opozita e bashkuar, për të cilën Rama nuk i kurseu ironitë duke e quajtur kryedemokratin Lulzim Basha "shalqi me provë që ka dalë kungull".

"Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë. Domethënë i pangrënshëm, se nuk është i ardhur nga hëna, por ka qenë në provë disa herë dhe natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është shprehje e një mungese serioziteti e provuar dhe largqoftë të kishte ndodhur që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me klubin e opozitës së bashkuar në këtë vend, të gjente spitalet që e gjetëm ne, shërbimet shëndetësore, kapacitetet profesionale kur na besuan shqiptarët, tha Rama. Premtimin e tij për rritje page me 40% të mjekëve dhe të infermierëve, Rama nuk e lejon kurrsesi që ta quajnë "kopje" të planit të PD-së, kjo pasi sipas tij, ai e ka bërë realitet, dhe nuk është vetëm një fjalë e dhënë në kohë fushatë, ndryshe nga Basha. " Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet dhe të hapësh gojën dhe të ofrosh lugë floriri për të gjithë është thjesht për të qeshur. Nuk ka krahasim, se e keni parë. Fati i mirë është se këta i kemi parë, nuk është se janë të paparë. Është premtim si tramvaji i Tiranës, me siguri po të shkoni te SHQUP-i do jua tregojnë tramvajin", shtoi ai.
Recommended