Prekese, babai i verber kujton momentet e lumtura me vajzat qe e kane lene ne meshire te fatit

  • 3 years ago
Gëzim Hima 57-vjeç nga Elbasani që ndodhet në verbëri të plotë është bërë sot pjesë e emisionit Historia ime në Tv Klan, ku ka rrëfyer historinë e jetës së tij, vështirësitë që ka hasur pasi ish-bashkëshortja dhe vajzat e tij e kanë braktisur dhe dëshirën për të patur një strehë mbi kokë. Gjëja që i mungon më shumë këtë kohë është prania e vajzave dhe dëshira për t?i përkëdhelur ato qoftë edhe një herë të vetme.
Mirela Milori: Çfarë të mungon?
Gëzim Hima: Më mungon një strehë të fus kokën. Zoti këto 6 vite më ka ndihmuar më ka dhënë fuqi rrugë më rrugë. T?i kisha vajzat t?i merrja erën e dikurshme, ti përkëdhelja, të dilja të pija kafen si dikur.
Mirela Milori: Ti ku jeton?
Gëzim Hima: Unë jetoj në Tiranë, kam gjetur një banesë të braktisur, kam një mikeshën time që më është gjendur pranë e cila më merr më çon tek kafeneja, më blen ushqime, më lan teshat dhe ajo më përcolli sot. Ajo për mua do ngelet motra ime deri në ditën e vdekjes. Ajo ka familjen e saj, jemi njohur, më ndihmon për çdo gjë.
Mirela Milori: Po kujdestari?
Gëzim Hima: Kujdestari më merr dalim, më ble ushqime kur s?kam mundësi.
Mirela Milori: Po ti fle vetëm, nuk kujdeset kush për ty gjatë natës?
Gëzim Hima: Fare absolutisht. Kujdestari shikon familjen e tij, nuk rri me mua natën.
Mirela Milori: Si e kalove pandeminë e koronavirusit?
Gëzim Hima: Mirë nuk kam pasur probleme as me shtetin as me shoqërinë.
Mirela Milori: Ndonjë raport pune të cilin ti mund ta bësh edhe në këtë situatë a ka?
Gëzim Hima: Mund të bëj, të jem në ndonjë zyrë t?i jap përgjigje njerëzve mund ta bëj. /tvklan.al


#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended