Ora News - Vazhdon bojkoti/ Futbolli “pushon” edhe këtë fundjavë në pritje të qeverisë…

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron në fuqi dhe skuadrat do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave drejtuar qeverisë.

Sipas vendimit të marrë edhe në mbledhjen e fundit të Ligës, ditën e sotme skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit ?Loni Papuçiu? të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave.

Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.

Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta ? Kukësi, Vllaznia ? Tirana, Bylis ? Skënderbeu dhe Partizani ? Laçi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vijon-bojkoti-ekipet-tjeter-mesazh-qeverise-kerkesat-tona-rruga-e-vetme-e-shpetimit-per-futbollin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended