PD nis fushatën elektorale, Bardhi: Zgjedhjen e kandidatëve ua lamë qytetarëve, PS ia la krimit
  • 3 years ago
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka dhënë nja deklaratë nga Kukësi ku po mbahen votimet për përzgjedhjen e listës së kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme.

Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se qytetarët mund ta shikojnë dallimin se PD ua beson zgjedhjen e kandidatëve atyre, ndërsa PS i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen.Më tej ai shton se do të ishte shumë mirë sikur të gjithë partitë politike në vend të ndiqnin një proces të ngjashëm, që kandidatët të mos i përcaktonte krimi i organizuar, që kandidatët të mos i caktonin paratë e pista të krimit të organizuar, por sipas tyre kandidatët t?i caktonin qytetarët.

"Sot Partia Demokratike nis fushatën elektorale me një hap të madh për fitoren e thellë të Partisë Demokratike, me hapin e përzgjedhjes së ekipit më të mirë me të cilën ne do t?i prezantohemi qytetarëve.

Sot, qytetarët shqiptarë me këtë proces që e nisim nga Kukësi, kanë mundësinë të shikojnë dallim midis një partie, Partisë Demokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj dhe partisë së kryeministrit në ikje, që kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe shokët e tij.

Unë dua t?i bëj thirrje çdo anëtari të Partisë Demokratike, të marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë në këtë proces që ndodh për herë të parë në një parti politike, ku vullneti i anëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë është ai që do të përcaktojë ekipin të cilin ne do t?i drejtohemi dhe do t?iu kërkojmë votën qytetarëve shqiptarë.

Zëri i tyre, mendimi i tyre në përzgjedhjen e kandidatëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse kandidatë që zgjidhen nga qytetarët me votën e tyre, me vullnetin e tyre, që përzgjidhen nga anëtarët do të jenë pikërisht njerëzit që nesër do të punojnë për interesin e këtyre qytetarëve.
Recommended