“Sot FA ne sherbim te qytetareve”

  • 3 years ago
?Gjatë këtyre 3 vjetëve ia kemi dalë të modernizojmë FA për ta kthyer atë në një forcë profesionistë dhe pranë qytetarëve?. Kështu u shpreh ministrja e Mbrojtja, Olta Xhaçka në ceremoninë e 55-vjetorit të Batalionit të Mbështetjes së Forcave të Armatosura, ku merrnin pjesë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe ushtarakë që ndër vite kanë drejtuar Batalionin e Mbështetjes.

Në këtë përvjetor që përkon dhe me 3-vjetorin e marrjes së detyrës si ministre e Mbrojtjes, Xhaçka theksoi se është ndërtuar një raport i ri me qytetarët duke ju gjendur atyre pranë në momentet e tyre më të vështira.

Ministrja theksoi se krahas rritjes së kapaciteteve në pajisje dhe infrastrukturë, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe investimit tek burimet njerëzore, si një nga asetet më të vyera.

Sipas saj, rillogaritja e vështirësisë së punës, rikthimi i kompensimit për ushqimin, certifikimi i Akademisë së Forcave të Armatosura si një institucion i arsimit të lartë po i japin FA dinjitetin e duhur.

?Në këto vite janë rritur më shumë kapacitetet materiale ushtarake të FA, që nga instalimi i Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore, pajisja me helikopterë Blackhaëk apo certifikimi nga NATO i batalionit komando dhe grupbatalionit të dytë të këmbësorisë si dhe kompletimi me pajisje të standardizuara individuale të ushtarit për Forcën Tokësore?, tha ministrja e Mbrojtjes, teksa nënvizoi se sot aleatët e shohin Shqipërinë, jo thjesht si një shtyllë stabiliteti në rajon, por edhe si një eksportues sigurie kudo ku Aleanca përballet me sfida./tvklan.al

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended