Top News - Pranë vijës së kuqe…! Shqipëria rrezikon karantinën

  • 3 years ago
Shqipëria do të vendosë rikthimin e karantinës vetëm nëse shifrat e të prekurve kapërcejnë shifrën 200 për një periudhë 10 ditore. Në një prononcim për gazetën ?Shqip?, epidemiologu dhe zv/drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh se nisur nga raportimet ditore, vendi ynë është ende larg këtij pragu.

Ndonëse rajoni dhe vendet fqinjë, si Greqia e Italia po mendojnë një rikthim në karantinë, Shqipëria duket se nuk ka asnjë vendimmarrje të tillë megjithëse numri ditor i të prekurve po mbetet pothuajse i njëjtë mbi 130 raste dhe 3-4 viktima në ditë.

Ulqinaku thotë se fluksi i shtrimeve në të dy spitalet covid ka rënë dhe kjo ka shtyrë hapjen e planifikuar të dy spitaleve të reja 3 dhe 4. I pyetur nga ?Shqip?, epidemiologu Dritan Ulqinaku thotë se shifra 200 raste pozitive në ditë përgjatë një periudhe 10 ditore është e vështirë për t?u arritur ndaj karantina ende shihet larg mundësisë për tu vendosur.

?Ajo çka duhet të bëjmë është shtojmë vëmendjen për tu kujdesur për veten, higjiena personale, mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike?, tha Ulqinaku.

Sa i takon situatës së krijuar në shkolla ku në dy javët e para janë evidentuar dhjetëra raste pozitive, Ulqinaku tha se mësuesit sikurse të gjithë të tjerët që punojnë në profesione të ndryshme, duhet të kenë kujdes dhe të ruhen nga koronavirusi me qëllim që të mbrojnë veten, nxënësit e familjarët e tyre.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Karantina#TopChannel

Recommended