Sali Berisha: Ju paraqes dokumentet zyrtare te manipulimeve ne votime (21 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike ka paraqitur në sallën e konferencave për shtyp të gjithë dokumentacionin e Gjendjes Civile, sipas saj kartelat e plota të qytetarëve me të drejtë të ligjshme vote që kanë ngelur pa votuar. Pra, nuk ka asnjë dokumet tha Berisha përveç atij politik, në ndryshim të listave paraprake dhe përjashtimin e 78 mijë zgjedhësve,të gjithë ata rezidentë në Tiranë.
"Këto ditë ka deklarata ku janë shprehur shqetësime të mëdha për këtë manipulim pasiv. Ka të tjera që lavdërojnë ditën e zgjedhjeve. Partia Demokratike shpreh bindjen se asnjë qeveri perëndimore, asnjë qytetar i lirë perëndimor, asnjë institucion perëndimor, nuk mund të pranojë zgjedhje nga të cilat janë përjashtuar 1/3 e zgjedhësve nga e drejta e votimit dhe kjo në kryeqytetin e vendit. Të gjithë ata që janë vërtetë të interesuar për të njohur përmasat gjigande të këtij manipulimi, i ftoj në PD të njihen nëpërmjet dokumentacionit zyrtar qeveritar, me të vërtetën e mohimit të drejtës së votës të më shumë se 1/3 së qytetarëve të Tiranës."
Kryetari demokrat Berisha ka deklaruar se autorët kryesorë të kësaj farse elektorale dhe dhunimit të votës së lirë janë Kryeministri Meta dhe ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended