Shkodra pret dy qeveritë shqiptare , Kosova e interesuar për pikën doganore në Portin e Durrësit

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë përfunduar hartimin e draft-marrëveshjeve që do të nënshkruhen gjatë mbledhjes së dy kabineteve këtë të premte në Shkodër. Me interes Kosova pret hapjen e pikës së saj doganore në Portin e Durrësit.

Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të takohen në Shkodër këtë të premte. Lajmi u bë i ditur të hënën në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ku zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe koordinatore për këtë takim, tha se shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar.

?I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje. Për shkak të procedurave ligjore që i kanë pala shqiptare. Por besoj që deri më tash shumica e tyre kanë përfunduar, por një finalizim do të bëhet nesër?, tha ajo.

Ndër vite qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë nënshkruar disa marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi, por shumica e tyre kanë mbetur vetëm në letër apo janë të pazbatueshme.

Me interes Kosova pret hapjen e pikës së saj doganore në Portin e Durrësit apo lidhjen hekurudhore me Shqipërinë. Për këtë të fundit pritet të realizohet një studim fizibiliteti me mbështetjen e qeverisë amerikane, gjë që u përfshi dhe në marrëveshjen për normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu Kosova kërkon të shfrytëzojë një prej hidrocentraleve të Shqipërisë për nevojat e saj dhe shtimin e pavarësisë energjetike.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shkodra-pret-dy-qeverite-shqiptare-te-premten-kosova-e-interesuar-per-piken-doganore-ne-portin-e-durresit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended