Ora News - Mbi 7 mijë shqiptarë të Kosovës hynë në Morinë, destinacion bregdeti

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Shqiptarët e Kosovës vlerësohet se shpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit, ndërsa po shtyjnë përtej verës. Mbi 7 mijë persona hynë nga Morina vetëm mëngjesin e së shtunës, ku pjesa më e madhe kishin si destinacion bregdetin.

Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të mbajnë hapur sezonin turistik në Shqipëri përtej verës.

Ulja e temperaturave nuk u bë pengesë as këtë fundjavë për fluksin e pushuesve që ishte thuajse i ngjashëm me atë të javëve të kaluara.

Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e mëngjesit të sotëm kaluan në doganë dhe destinacioni i tyre kryesor mbetet bregdeti.

?Në Durrës. Nuk ka mbaruar sezoni ende. E duam Shqipërinë, kemi edhe shtëpi në Durrës.?

Më të shumtët ishin për pushimin e fundjavës, por kishte edhe prej atyre që kanë zgjedhur vjeshtën për të pushuar në bregdet.

?Shëngjin, Velipojë, kemi ardhur me makinë për të shëtitur në Shqipëri.?

Për të shmangur radhët Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë proceduren e përshpejtuar.

?Nuk e di çfarë po bëjnë këto qeveritë, duhet të hiqen kufijtë.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/mbi-7-mije-shqiptare-te-kosoves-hyne-ne-morine-destinacion-bregdeti/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended