Meta për 25 prillin: Kush tenton të fabrikojë shumicën, vrima e vrimës së miut do i duket e vogël

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ndërsa zgjedhjet parlamentare janë vetëm pak muaj larg, Presidenti Ilir Meta thotë se do të ketë vigjilencë të plotë ndaj procesit deri më 25 prill kur qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit.

Meta paralajmëroi që tenton të fabrikojë një shumicë si në rastin e Shijakut dhe Dibrës, vrima e vrimës së miut do ti duhet e vogël.

Meta: Reflektimi i parë është respektimi pikë për pikë i marrëveshjes së 5 qershorit. Përshendes opozitën që ka mbështetur hapjen e listave 100% dhe këtu deri sa ka konsensus dhe duhet të ketë konsensus nuk ka asnjë shqetesim, përkundrazi i bëhet mirë demokracisë dhe popullit shqiptar. Mirë keq ju e keni presidentin. Të jeni të sigurt që edhe sikur të mos e kishit Presidentin, edhe sikur të kishin mbaruar të gjithë burrat në Shqipërisë, jam i sigurt se gratë e Shqipëërisë do t?ua kalonin edhe grave të Bjellorusisë. Gratë e Shqipërisë dhe nënat e Shqipërisë atyre që duan ti bëjnë të zezën Shqipërisë do tu bëjnë atë që tu duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut. Mos u shqetësoni. Presidenti është këtu, në krye të detyrës, nuk flemë gjumë deri në 25 prill.Shpresoj që të gjithë të kuptojnë dhe reflektojnë se këto zgjedhje janë domosdoshmëri. Kushdo që mendon dhe që ndjen se është rëndë dhe do të trembë popullin shqiptar që të fabrikojë shumicë në ato mënyrë që dinë të gjithë sipas dosjeve të Shijakut dhe Dibrës, ta provojë. Presidenti nuk i thotë askujt të mos bëjë eksperimente kur është kokëfortë por i paralajmëron të gjithë që fati i tyre të mos cënojë fatin e popullit shqiptar sepse vrima e vrimës së miut do tu duket shumë e madhe.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/paralajmerimi-i-metes-per-25-prillin-kushdo-qe-tenton-te-fabrikoje-shumicen-vrima-e-vrimes-se-miut-do-i-duket-e-vogel/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended