Top News - Prokurori Italian/ Kartelet shqiptare, si `Narcos`

  • 3 years ago
?Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të dorës së dytë. Por operacioni ?Los Blancos? dëshmon megjithatë se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u lidhur drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, e duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet bënë të mundur të konstatohej ekzistenca e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ?kupole?, nga e cila vinin direktivat strategjike?; nga Gjykata e Firenzes, prokurori kombëtar italian i antimafia, Federico Cafiero De Raho, theksoi rëndësinë e madhe të operacionit që shkatërroi bandën shqiptare të kokainës.


De Raho theksoi rëndësinë e madhe të aksionit që shënoi pikën kulmore të hetimeve të nisura nga policia italiane në 2015-tën pas një sherri mes shqiptarësh, që lidhej me shfrytëzimin e prostitucionit. Në atë rast u sekuestrua një telefon Blackberry, i cili u kthye në një minierë ari me kontakte dhe informacione për autoritetet.

Nga këtu, nisi ?Los Blancos?. Hetimi 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia solli 20 arrestime dhe paraburgime në të gjithë Evropën dhe kapjen e katër tonëve kokaine si dhe 5 milionë eurove. Një operacion i pashembullt ndërkombëtar që përfshin autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në 10 vende ka rezultuar në shkatërrimin e plotë të grupit kriminal-KOMPANIA BELLO, e përbërë nga shqipfolës, një nga rrjetet më aktive të trafikut të kokainës në Evropë.

Sipas Europol, këto arrestime pasojnë ndalimin e 84 anëtarëve të tjerë të këtij grupi në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FedericoCafieroDeRaho#Europol#TopChannel

Recommended