“Deti”në gjykatë ndërkombëtare, Krisafi: Pranon apo jo Greqia, Shqipëria të përgatitet

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare njëkohësisht edhe anëtar i grupit negociator me Greqinë për çështjen e kufirit detar, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, e cilëson lajm të mirë propozimin e kryeministrit Edi Rama për t?ja besuar zgjidhjen e kësaj çështje një gjykate ndërkombëtare.

Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Fjorela Beleshi, ai thotë se çështja e kufirit detar është një çështje shumë e ndjeshme dhe precedenti i 2009 me të drejtë sipas tij ka krijuar një lloj frike te shqiptarët sa herë që diskutimet për detin dalin në skenë.

Krisafi: Është e vështirë se kemi të bëjmë me kufij shtetërorë, kufijtë nuk janë gjë e thjeshtë që i vendos sot dhe i rregullon nesër, pasnesër. Janë limitet maksimale të shtrirjes së sovranitetit dhe juridiksionit të shteteve në raport me njëri-tjetrit. Gjithmonë caktimi i vijave të kufirit ka kërkuar shumë punë, shumë vullnet, shumë përpjekje dhe domosdoshmërinë e respektimit të disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare që garantojnë objektivitetin dhe paanshmërinë e përcaktimit të tyre. Në këtë rast këto vështirësi janë akoma më shumë.Të dy kanë pas vetes një histori që flet për keq. Territoret shqiptare që nga koha kur nisën të krijohen shtetet e para nacionale në Ballkan nisën të rrudhen, ndërsa të tjerët zmadhoheshin. Kjo ka injektuar një frikë të natyrshme te shqiptarët.Kapakun kësaj frike ja vë 2009. Ajo që u tentua të bëhej marrëveshje në 2009 është një shembull tipik se çfarë ndodh dhe çfarë pasojash prodhohen kur shkelen parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe në negociatat e zhvilluara mes palëve nuk respektohen disa parime të rëndësishme që duhet të rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve. Vijat e hequra nga marrëveshja e prillit 2009 tentuan ti marrrin Shqipërisë 354.4 km katrorë sipërfaqe detare, që është diçka shumë e rëndësishme. Duke pasur parasysh dhe këtë përvojë që u sanksionua me një vendim të Kushtetueses në 2010 bën që shqiptarët të jenë pesimistë për atë çka thuhet dhe çfarë bëhet. Lajmi që erdhi që Kryeministri shqiptar i ndodhur në Athinë u takua me kryeministrin grek i propozoi ti besohet një pale të tretë është një lajm shumë pozitiv.

E ndërsa qeveria greke në njoftimin për mediat lidhur me takimin e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me homologun shqiptar Edi Rama insiston te zgjidhja e kësaj çështje përmes dialogut.

Por Krisafi thotë se tentativat për ta zgjidhur kufirin detar në rrugë dypalëshe nuk kanë rezultuar të suksesshme.


Për më shumë lexoni në:

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended