Top News - Fushata anti-dezinformim/ Sot vip-at mbyllin rrjetet sociale

  • 3 years ago
Disa prej figurave të njohura në SHBA vendosën të mbyllnin për një ditë profilet e tyre në Facebook dhe Instagram si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat e mediave sociale.

Ndër të famshmit zgjdhën t`I bashkohen nismës janë aktorët e Hollivudit, Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen, Kim Kardashian dhe Jennifer Lawrence. Kardashian, e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, ishte e fundit që zgjodhi të bëhet pjesë e fushatës.

"Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë tonë", tha ylli I reality show-t ."Unë nuk mund të rri e të hesht teksa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimi - krijuar nga grupe për të mbjellë ndarjen dhe për të përcarë Amerikën?, shtoi ajo.

Aktorja Kerry Washington, e njohur për rolin e saj në serialin "Skandali" shkroi: "I takon Facebook-ut dhe platformave tjera që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes dhe minimin e demokracisë." Kompania e mediave sociale me 2.7 miliardë përdorues në të gjithë botën, është vënë nën presion nga aktivistë, qeveri dhe firma te ndryshme që reklamojnë në platformat e saj për veprim më të ashpër lidhur me bllokimin e promovimit të diskriminimit, urrejtjes dhe dhunës.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#VIP#TopChannel

Recommended