Ministria e Arsimit hap dyert e korrespondences per mesuesit me shkolle te mesme - (11 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

40% e mësuesve në arsimin 8-vjeçar dhe të mesëm, në të gjitha shkollat tona janë pa arsim të lartë. Këta mësues janë kryesisht në zonat më të thella të vendit. Një pjesë e tyre ka në xhep vetëm diplomën e shkollës së mesme Pedagogjike. Për këtë arsye Ministria e Arsimit, për herë të parë, ka vendosur që këta mësues të pajisen me diploma të shkollave të larta.

Kështu të gjithë ata që kanë dëshirë të vazhdojnë shkollën e lartë, do t?i drejtohen konkurseve të korrespondencës, por me një ndryshim, mësuesit do të konkurrojnë midis tyre. Në bazë të kritereve që ka vendosur ministria, testi i konkursit do të jetë tepër specifik, krejtësisht i ndryshëm nga ai i konkurrentëve të tjerë. Më tepër ky test do të përqendrohet tek lëndët pedagogjike dhe mësuesi./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended