Top News - Efektet e pandemisë/ Instat-tregtia me pakicë u ul 8.3%

  • 3 years ago
Sipas të dhënave zyrtare pandemia e koronavirusit nuk ka pasur efekte shumë negative mbi tregtinë me pakicë. Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë të viti 2020, shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë ulur 8,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të po këtij viti, ky tregues ka pësuar rënie 6,0 %.

Duhet theksuar se bëhet fjalë për periudhën prill-qershor në një kohë që pjesa më e madhe e njësive të tregtisë dhe shërbimeve ishin të mbyllura përgjatë dy muajve prill dhe maj. Por, kjo shifër në rënie është akoma më e vogël, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, e cila në kohën e mbylljes së plotë të qarkullimit të makinave ka pësuar rënien më të madhe. Kështu, pa tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2020 ka pësuar rënie prej 4,5 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2019.

Specifikisht në grupin ?Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara?, volumi i shitjeve është rritur 1,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019. Volumi i shitjeve, për grupin ?Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara?, është ulur 8,7 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin ?Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara?, volumi i shitjeve ka pësuar rënie me 18,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#INSTAT#Tregti#TopChannel

Recommended