Shtyhet gjyqi i Nehat Kulles, mungonin deshmitaret (6 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në gjyqin ndaj Nehat Kullës vazhdon shtyrja për mosparaqitjen e dëshmitarëve. Sot Forcat Speciale të Elbasanit kanë shoqëruar Kullën të akuzuar për 7 vepra penale të rënda nga qelitë e Elbasanit në Gjykatën e Faktit Tiranë. Në seancën e të pandehurve Nehat Kulla dhe Ismet Ramadani, akuzuar për vrasje, tentativë vrasje dhe bandë të armatosur, avokati i të pandehurit Ramadani ka kërkuar lirimin e klientit të tij i cili gjendet në gjendje të renduar shëndetësore.
Trupi gjykues hodhi poshtë kërkesën e avokatit duke lënë në qeli Ramadanin. Pas kësaj seanca është shtyrë pasi asnjë nga dëshmitarët nuk është paraqitur në seancën e gjyqit. Toga e shoqërimit e ngarkuar për të sjellë me forcë dëshmitarët pasi sipas shefit të kësaj toge, nuk ekzistojnë mundësitë për të ndaluar dëshmitarët.
Prokurori Bujar Hoxha ka kërcënuar policët e togës së shoqërimit se do t'i pezullojë nga detyra nëse nuk plotësojnë urdhrin e gjykatës./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended