Digjen 30 ha ullishte ne Lushnje | Lajme-News

  • 3 years ago
Mbi 30 ha ullishte janë djegur brenda 24 orëve në pjesën juglindore të Lushnjes.

Kjo situatë është e përsëritur që prej fillimit të Shtatorit, ku jo vetëm mungesa e rrugëve të kalimit për automjetet drejt kodrave të larta por edhe pamjaftueshmëria e pompave të ujit ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.

Tre zjarrfikëse, me dhjetra uniforma të policisë dhe qindra banorë të zonës së Karbunarës po bëjnë çdo përpjekje për të shpëtuar të mbjellat, prodhimi i të cilëve është në prag vjelje.

?Kemi 30 vjet që investojmë për atë tokë, s?kemi bërë një ditë ose një orë pushim vetëm mer ato 5 Lekë e investo për atë e kur vjen puna as rrugë as tokë. Taksat i paguajmë një për një atëherë na shërbeni moj motër. Pse të lotoj unë sot. Po përcëllohen edhe njerëzit atje?.

?Është e dyta here, paguaj taks toke unë me detyrim, herën e parë pagova s?ma quajtën. Po paguaj për së dyti me ka ardhur fatura 400 mijë Lekë?.

Veç bimëve, tre shtëpi rrezikuan të digjen, ndërsa banorët e tyre kërkuan ndihmën mjekësore sepse kishin probleme të asfiksimit.

Drejtori i policisë zjarrfikëse tregon se në Lushnje ka një muaj e gjysmë që zjarret nuk po ndalen dhe se përhapja e gjerë e vështirëson punën.

?Gjatë muajit Shtator këto janë zjarret më cilësuese, zjarri që ra para një jave dhe ky që është më lemeri se ai i pari. Sipërfaqja e djegur është diku mbi 30 ha. Një vijë zjarri këtu është disa km dhe në këtë vijë zjarri duhet të kesh minimalisht për 10 metra nga një punonjës, dhe imagjinoje se me sa forma mund të përballohet kjo?.

Zjarret e mbetura pa autor kanë zhveshur tërësisht kodrat e mbjella me ullinj prej 70 vjetësh të fshatrave Karbunarë, Kosov, Kashtë Bardhë, Stan e Çiflig në Lushnje.

Deri tani numërohen mbi 30 mijë rrënjë ullinj të djegura plotësisht, veç pemëve të tjera, dru frutorë të zonës.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended