Arrestohen dy vëllezër në Kolonjë, kthyen shtëpinë në arsenal armësh e ushtruan dhunë ndaj policisë

  • 3 years ago
KOLONJË- Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme pasi kishin kthyer në arsenal armësh banesën e tyre dhe qëlluan me armë zjarri në orët e vona të natës në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.


Ata gjithashtu kundërshtuan me dhunë policinë në fshatin Novoselë të Kolonjës, kur ?blutw ? shkuan t?i arrestonin.
Shqiponjat finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ?Novosela?, ku sekuestruan arsenal armësh e municion luftarak në banesën e tyre.

Dy vëllezërit e arrestuar janë S. Z., 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, banues në Novoselë.
Konkretisht u gjetën e sekuestruan dy armë zjarri tip pushkë, një pistoletë tip ?Zastava? me 4 fishekë, si edhe 1572 copë fishekë, të cilat i posedonin pa leje.

Si pasojë e të shtënave, një predhë ka rënë në banesën e Q. B., pa shkaktuar dëme.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ?Armëmbajtja pa leje?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Prishja e qetësisë publike?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Kolonje#TopChannel

Recommended