Ora News - Naftëtarët e Ballshit lëshojnë ultimatum: Pagat, ose të hënën marrim Uzinën

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë përshkallëzimin e protestës dhe marrjen me forcë të uzinës në rast se deri të hënën nuk kanë zgjidhje sipas premtimeve për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës. Kjo fundjavë ishte afati për nënshkrimin e kontratave dhe kalimin e një page, por sipas tyre premtimi nuk u mbajt ndaj nisën protestat.

Kjo e premte duhet të shënonte zgjidhje për problemet e naftëtarëve të Ballshit me nënshkrimin e kontratave dhe kalimin e një page nga kompania që ka marrë përsipër të rivërë në punë rafinerinë.

Por premtimi nuk u mbajt.

Ndaj naftëtarët u mblodhën në protestë dhe dolën me një ultimatum për përfaqësuesit e kompanisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Naftëtarët kishin arritur një dakordësi me kompaninë Allum Enterprises për rifillimin e punës, por ata thonë se u kanë dhënë vetëm një letër pa firmë e vulë.

Të zhgënjyer dhe mashtruar sërish siç thonë, ata paralajmëruan se do të marrin më forcë uzinën pasi theksojnë se po vuajnë për bukën e fëmijëve.

?Zonja ministre, të hënën nuk do të futet askush në uzinë. Këtu nuk ka as lekë, as punë. Le të vijë ministrja të zgjidhë situatën. Përfaqësuesit e dërguar nga Ministria nuk janë seriozë. Të hënën përfaqësues të Allumit nuk do të hyjnë në uzinë. Nuk pranojmë tallje pa fund. Kontratat janë nënshkruar dhe nuk na kanë dhënë asgjë. Na u tha që lekët do kalonin në bankë. Gjysma e punonjësve kanë nënshkruar kontratë për 250 mijë lekë dhe nuk i kanë marrë? tha përfaqësuesi i naftëtarëve Sokol Dautaj.



Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rikthehen-protesta-ne-ballsh-te-henen-bllokojme-uzinen-nese-sna-kaloni-parate/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended