Lleshaj: Vlora nuk kryeson më listën për kanabizimin, askush nuk gëzon pasurinë e vënë nga krimi

  • 3 years ago
Vlora nuk kryeson më listën e qyteteve kryesore të kultivimit të lëndëve narkotike", ishte deklarata e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj duke thënë se kultivimi i kanabisit e ka marrë goditjen nga policia dhe kjo shihet edhe në sasinë e drogës që kapet në vendet fqinje, një shifër që po shkon drejt zerimit.

"Kanabisi ka marrë goditje shumë të mëdha në të gjithë vendin. Vlora nuk kryeson më listën e probleme si rrjedhojë e punës së policisë. Ka marrë goditje të mëdha si këtu dhe në gjithë Shqipërinë dhe këtë e shohim në sasinë e drogës që kapet nën brigjet përballë ku është drejt zerimit, Kanabizimi e ka marrë goditjen e tij", tha Lleshaj.Vlerësim mori edhe operacioni i OFL-së, ku ministri Lleshaj tha se mesazhi i saj është pikërisht fakti që t'u tregojë të gjithëve se askush nuk do të gëzojë pasurinë e venë nga krimi, pasi ajo pasuri herët apo vonë do të vihet në shërbim të komunitetit.

"Krimi sado që të zgjasë në kohë në fund pasuri e tij kriminale do i hiqet nga duart dhe ky është mesazhi që do të jap OFL. Do vijë një ditë që pasuria e vënë ën këtë rrugë do të vihet në shërbim të komunitetit", tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj foli për përmirësim të të gjithë indikatorëve të cilët masin performancën e punës së policisë, ndërsa ftoi të rinjtë e diplomuar në sektorët përkatës t'i bashkohen radhëve të policisë. Këto deklarata Lleshja i bëri nga Vlora ku u prezantua dhe struktura e re "Shqiponja".

?Qëllimi është lufta e vendosur kundër krimit. Ndaj është nevojë e dorës së parë që policia të jetë e pajisur, e trajnuar etj. Ndërkohë sfida e re do të jetë luftimi i krimit edhe aty ku nuk ka qenë traditë e fortë. Kryesisht në fushën e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik", shtroi Lleshaj.

Recommended