Drejt perfundimit dorezimi i kutive te votimit (2 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ora shënon 1:30 të datës 2 tetor në selinë e KZQV së Tiranës vazhdon të drejtojë kutitë e votimit siç tregohen në këto pamje. Pasi ka mbaruar procesi i votimit, dy kutitë, ato me fletët për kryetar bashkie dhe këshillin dorëzohen në KQZV-në e Tiranës. Këtu bëhet marrja në dorëzim nga anëtarë të këtij komisioni nga ku më pas do të bëhet dhe numërimi. Luan Daci, kryetar i Komisionit Zgjedhor sqaron hap pas hapi procedurën deri në shpalljen e kyebashkiakut të ri të Tiranës.
Gazetari: Zoti kryetar cilat janë të rejat më të fundit?
Luan Daci: Jemi duke marrë në dorëzim materialet që vijnë nga qendrat e votimit. Kryesisht janë dy kutitë, njëra për kryetarin e bashkisë dhe tjetra për këshilltar bashkiak. Deri tani kanë ardhur 23 qendra votimi.
Gazetari: Deri në këto momente është marrja në dorëzim?
Luan Daci: Deri tani është thjesht marrja në dorëzim. U japim një akt dorëzimi dhe aq. Asgjë nuk numërohet sot.
Gazetari: Deri kur do të vazhdohet marrja?
Luan Daci: Deri kur të mblidhen të gjitha qendrat, që janë 230. Pastaj grumbullohet komisioni, përfaqësues të kandidatëve dhe subjekteve dhe fillon hapja në prezencë të të gjithëve këtu. Ne kemi afatin derin të martën në orën 18:00. Besoj që nga e marta pasdite do të japim rezultatet përfundimtare./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended