Report TV - Miratohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor! Ja emrat e tyre, shorti 'lë jashtë' Dvoranin

  • 3 years ago
TIRANË-Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur 8 emrat e gjyqtarëve, të cilët do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor. 8 gjyqtarët e përzgjedhur janë 2 gjyqtarë dhe 6 gjyqtare, konkretisht  Sokol Ibi, Emona Muçi, Asim Vokshi,Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri , të cilët u përzgjodhën mes 16 kandidatëve.

Shorti 'la jashtë përzgjedhjes' emrin e Ardian Dvoranit, i cili ishte mes 16 kandidatëve të miratuar për të marrë pjesë në garë.

Kolegji Zgjedhor që do të vlerësojë procesion zgjedhor të 2021 dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me zgjedhjet. Prej disa muaj kolegji aktual ishte jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve dhe shkarkimit nga procesi i vettingut të disa prej tyre.

Përzgjedhja u bë me short ku emrat e pretendentëve u futën në gogla dhe u tërhoqën një e nga një përpara kamerave, përfaqësive politike, gjyqtarëve e ndërkombëtarëve.

16 kandidatët në garë ishin Ardian Dvorani, Manjola Xhaxho, Gentian Medja, Sokol Ibi, Klodiana Mema (Veizi), Margarita Buhali, Ardian Dvorani, Asim Vokshi, Artur Kalaja, Enton Dhimitri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Eriol Roshi, Edlira Petri, Ornela Naqellari, Esmeralda Çeka (Xhili) dhe Rexhep Bektheshi.

Kushti që gjyqtarët duhet të plotësonin për të qenë anëtar kolegji ishte kalimi i vettingut në të dyja shkallët, shkalla e parë KPK dhe atë të Kolegjit të Apelimit.

Recommended