Fatos Nano: Prostestat me tufa preshi kthejini ne prostesta me tufa lulesh (25 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano është pritur me entuziasëm nga banorët e Lushnjes ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie
Ylli Myftiu. 10 herë më shumë investime nga buxheti i shtetit për qytetin e Lushnjes pas 1 tetorit, u ka premtuar Nano lushnjarëve. Ju provuat deri tani papërgjegjshmërinë e Berishës dhe njerëzve që ai vendosi në pushtet, por sot lushnjarëve ju kërkoj votën për njerëzit që do të ndërtojnë shtetin, do t'u kthejnë Lushnjes nderin e kryeqendrës së Myzeqesë, iu është drejtuar Nano lushnjarëve.
"Duke marrë prej jush garancinë e fitores. Më lejoni të ju sjell solidaritetin dhe sigurinë e mbarë votuesve shqiptarë të udhëhequr nga socialistët sepse me 1 tetor pushteti vendor do të bashkohet me mazhorancën socialiste, me qeverinë e Kryeministrit Meta dhe ne do të përshpejtojmë ritmet e integrimit dhe të përparimit të vendit. Më 1 tetor dhe Lushnja do të votojë për socialistët. Më 1 tetor ju keni shansin e fundit që protestat me tufa preshi t'i ktheni në tufa lulesh në shportën socialiste."
Dje Millosheviç pësoi goditjen e parë në zgjedhjet në Jugosllavi. Po dje Berisha ulëriti pasi pa se po mbetet vetëm. Shqiptarët me votën e tyre nuk duhet të lënë në pushtet Berishën dhe njerëzit e tij, ka thënë Nano. Ndërsa kandidati për kryebashkiak i Lushnjes Mytfiu, iu drejtua bashkëqytetarëve të tij me premtimin për një bashki të qeverisur në modelin e një force politike më të emancipuar në vend.
Në fushatën për prezantimin e kandidatëve për drejtues te pushtetit lokal, kryesocialisti Fatos Nano ka qenë dhe në qytetin e Krujës dhe të Fushë-Krujës ku ka prezantuar kandidatët për kryebashkiak Ismet Dani dhe Bajram Karaj./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended