PD: Shqiperia humbi 44 mln Euro ne Arbitrazh

  • 3 years ago
44 milionë Euro është fatura që shqiptarët, sipas Partisë Demokratike, do të paguajnë për llogari të biznesmenit Edmond Bego dhe Taulant Ballës pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar në favor të kompanisë greke ?Aktor?, që kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

?Kompania greke ishte kontraktuar nga qeveria shqiptare për të bërë punimet shtesë, por Edi Rama në mënyrë që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës ?Inerte Ekspress? te Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë. 44 milionë Eurot nuk i paguan as Edi Rama, as Taulant Balla dhe as Edmond Bego i cili mori miliona Euro për tenderin e përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Do t?i paguajë një më një çdo qytetar i Shqipërisë nëpërmjet taksave që do shtohen?, tha ish-deputeti Strazimiri.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i numrit dy të socialistëve, Taulant Balla, i cili paralajmëron paditjen në gjykatë për atë që e cilëson shpifje nga ana e selisë blu.

Sipas Ballës, vendimi i arbitrazhit për rrugën Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga qeveria Berisha.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended