Drejtonte mjetin i dehur dhe tentoi të korruptojë punonjësit e policisë, arrestohet 52-vjeçari

  • 3 years ago
Nga kontrollet policore me karakter parandalues të dedikuara, kryesisht për shpejtësinë mbi normat e lejuara, drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit apo shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore, në oret e para të datës, 05.09.2020, në rrugën ?Siri Kodra?, u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi me iniciale A. H, 52 vjeç.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit policor nga rrugoret e kryeqytetit, u verifikua se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit, në masën testi i parë 0.31 mg/l, testi i dytë 0.39 mg/l.

Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen e verifikuar, ky shtetas u ka ofruar agjentëve verifikues një kartmonedhë me prerje 5000 leke të reja, me qëllim shmangien e penalitetit për shkeljen e konsumuar, në këto kushte, nga efektivët e policisë rrugore të kryeqytetit është bërë kapja në flagrancë për veprën penale të ?Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital cdo shkelje të Kodit Rrugor.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Korruptim#TopChannel

Recommended