Sot vendoset data e zgjedhjeve/ Presidenti vendos mes 18, 25 Prill ose 9 Majit

  • 3 years ago
Konsultimet e presidentit Ilir Meta me partitë politike nxorën në pah padurimin e Edi Ramës dhe Lulzim Bashë për ta patur sa më parë rënien e gongut e hyrë në ringun elektorat të zgjedhjeve parlamentare.


Krye socialistit Edi Rama dhe Taulant Ballës i mjaftuan vetëm 15 minuta ballë për ballë me presidentit për ti thënë se janë gati për çdo datë zgjedhjesh, përveç 2 Majit që përkon me Pashkët ortodokse. Sidoqoftë preferenca socialistëve është bërë publike nga Taulant Ballë disa muaj më parë dhe është 9 Maji.

Megjithëse PD parapëlqen 18 Prillin, kryedemokrati Basha nuk hezitoi të pohonte se kur ai do ta donte kohën e duelit elektoral me Edi Ramën, prej të cilit varet e ardhmja e tij politike në PD.

Lulzim Basha: Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje dhe zgjidhje sot, jo nesër. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. Dhe për ta mbyllur me fjalët e Nënë Terezës meqë nesër ka edhe ditën e Shenjtërimit, ?E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur akoma.

Edhe Monika Kryemadhi ajo e cila duhet të ishte zonja e parë e Shqipërisë ngjiti shkallët e pasme të, presidencës për ti shprehur bashkëshortit president jo vetëm datën por edhe mos-përsëritjen e bojkotit të zgjedhjeve.

Monika Kryemadhi: Për LSI zgjedhjet duhet të ishin para dy viteve. Shqiptarët duhet të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëmë të qartë presidentit që LSI do të zbatojë çdo vendim kushtetues dhe do marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do garantojë qeveri europiane.

Teskt-Ndërsa partitë e vogla aleate të PD njëzëri kërkuan 18 prillin.

Për të dëshmuar se presidenti Meta është mbi palët të cilat i lanë mbi tavolinë datën 18 Prill dhe 9 Maj, kreut të shtetit me gjasë do ti duhet të gjejë një të mesme të artë që është 25 Prilli.

Pas konsultimit me grupit e parë të partive politike presidenti Ilir Meta u nis për një drekë pune në rezidencën ambasadës amerikane me të dërguarën e Washingtonit , Juri Kim.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#Zgjedhjet#TopChannel

Recommended