Ora News - Vettingu i kandidatëve, Budina, Kim-it: Nuk bëtë asgjë kur hynë banditët në parlament

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, u dërgoi letër krerëve të partive politike ditën e djeshme (1 shtator), ku u kërkoi ndër të tjerash vetting për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Por, për regjisorin Edmond Budina, ambasadorja nuk bëri asgjë kur banditët hynë në parlament.

Edmond Budina: ??Kam dy fjalë edhe për të huajte vendit tonë, për përfaqësitë diplomatike, në veçnati ambasadores amerikane. E nderuar zonjë, ju e keni parë se si i kanë futur në parlament në të shkuarën të gjithë banditët. Tani thoni, bëni kujdes mos fusni më banditë në parlament. Nuk keni bërë asgjë.?

Përmes një fjalimi nga sheshi i teatrit, regjisori shprehu dëshpërimin e tij, për faktin se ambasadorja nuk foli për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edmond Budina: ??Unë jam i dëshpëruar kur shoh që nuk është shprehur asnjë çerek fjale për shembjen e Teatrit Kombëtar. Kjo nuk është një çështje thjesht shqiptare, nuk është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, por është një ndërhyrje në punët e kulturës europiane. Ky teatër ishte shpallur pasuri europiane nga Europa Nostra e mos të flasësh për mënyrën se si u shemb, do të thotë të mos kesh ndjesi për këtë vend. Por, ta kesh mire me pushtetarin e rradhës.??

Budina kujtoi thënien e Mit?hat Frashërit 100 vite më pare, i cili thoshte mos prisni nga të huajt por bëjeni vetë vendin tuaj.

Edmond Budina: ??Mos prisni nga të huajt që të bëjnë vendin tuaj, vendin tonë duhet ta bëjmë ne. Ne që jemi këtu, ata do bëjnë vetëm interest e tyre. E ka thënë Mit?hatFrashëri para 100 vjetësh. E ka thënë që mos prisni nga të huajt.??

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/vettingu-i-kandidateve-budina-kim-it-nuk-bere-asgje-kur-hyne-banditet-ne-parlament/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv