FSHF rinderton shtepite | Lajme - News

  • 4 years ago
Armand Duka dhe Edy Reja çimentuan këto dy tulla si simbol i gurit të parë të themelit për rindërtimin e një shtëpie në fshatin Bubq, e rrënuar nga tërmeti i Nëntorit të vitit të shkuar.

Prej 10 muajsh kjo familje jetonte në këtë çadër, ndërsa tashmë po sheh punimet për banesën e re që u mundësua nga kontributi i federatës së futbollit, punonjësit e saj dhe pjesëtarët e ekipit kombëtar.

Paralel me rindërtimin e kësaj banese, përfaqësuesja e futbollit do të nisë fushatën për kualifikueset në grupin e Ligës së Kombeve.

?Ishte kënaqësi të merrja pjesë në këtë nismë duke shpresuar t?i kthejmë njerëzit në jetën normale. Ashtu siç hodhëm gurin e parë të themelit të kësaj shtëpie, vitin e kaluar ndërtuam themelet e skuadrës. Tashmë duhet të kërkojmë rezultate të rëndësishme. Lojen e kemi ndërtuar, tashmë duhet ta konkretizojmë me gola?.

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë përsipër ndërtimin e 4 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti vitin e shkuar.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended