Udhëzimi për hapjen e shkollave/ Vokshi: I pazbatueshëm! Si do ruhet distanca mes nxënësve?

  • 4 years ago
TIRANË- Për Partinë Demokratike, protokolli për hapjen e shkollave, është i pazbatueshëm, duke e quajtur si një improvizim.

Nëpërmjet ish- deputetes, Albana Vokshi, demokratët akuzojnë qeverinë se nuk ka siguruar asnjë kusht që fëmijët të rikthehen në bankat e shkollës, duke qenë një rrezik serioz për përhapjen e COVID-it.

Vokshi ngre disa pyetje, sipas së cilës nuk kanë marrë ende asnjë zgjidhje edhe pse kanë mbetur më pak se 3 javë. Sipas PD-së, ende nuk janë ndërtuar rreth 300 objekte arsimore qe u shembën nga tërmeti dhe respektimi i distancës mes nxënësve është i pamundur në shkollat aktuale.

"Cili është plani i qeverisë për të sistemuar mbi 23 mijë nxënësit dhe mësuesit, që nuk kanë më një shkollë për shkak të tërmetit? Si do të bëhet shpërndarja e tyre në klasa për të garantuar distancimin, kur dihet se klasat janë të mbipopulluara edhe pa shembjen dhe dëmtimin e këtyre 300 objekteve arsimore", thotë mes të tjerave Vokshi.

Recommended