Xhaçka për Ora News: Do ndjekim nga afër ritmin e punës gjatë natës në Kakavijë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Pas disa ditësh ku situata në pikën kufitare të Kakavijës paraqitej tepër e rënduar, më në fund u arrit marrëveshja me palën greke, ku dogana do të jetë e hapur gjatë gjithë natës së sotme.

Në një lidhje telefonike për ?Ora News?, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, tha se kjo është një zhvillim pozitiv, dhe se ishte një nga kërkesat e bëra prej ditësh palës greke.

Xhaçka the se do të ndiqet ritmi i procesit nga afër, për të parë nëse ky vendim do e zgjidhë situatën.

Olta Xhaçka: ?Është një zhvillim vërtet pozitiv. Është një nga kërkesat që kemi disa ditë që ja bëjmë palës greke, por për arsye të shtimit të kapaciteve njerëzore, por dhe tamponëve, ka qenë pothuajse e pamundur, Fatmirësisht kemi arritur që ta sigurojmë këtë natë të fundit përpara se të hyjë në fuqi, regjimi i masave që fillon nga nesër. Kjo do të thotë që më shumë qytetarë shqiptarë do kenë mundësi të kalojnë, por edhe ne do jemi në gatishmëri pranë tyre gjatë natës, edhe duke ndjekur ritmet e procesimit në kufi, për të parë se sa e zgjidh situatën ky vendim. Nëse nuk do të jetë e mjaftueshme, do mundohemi t?ua bëjmë të ditur qytetarëve sa më shpejt të ditur, që të mos qëndrojnë në rradhë pa kaluar kufirin.?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/xhacka-per-ora-news-do-ndjekim-nga-afer-ritmin-e-punes-gjate-nates-ne-kakavije/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended