I pret koken se emes dhe ia var tek porta, detaje nga horrori ne Pogradec. Flasin fqinjet
  • 3 years ago
Një ngjarje horror ka tronditur të enjten pasdite fshatin Buçimas të Pogradecit, ku djali ka vrarë nënën. Olsi Çekiçi, 44 vjeç, i ka prerë kokën nënës së tij, Firdes Çekiçi, 70 vjeçe.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë lajmëruar uniformat blu për ngjarjen. Kur policët kanë shkuar në banesë, kanë parë të varur te porta kokën e prerë të Firdesit, ndërsa brenda kanë gjetur trupin e saj.

Në momentin kur ndodhi krimi mësohet se në banesë kanë qenë të pranishëm edhe djali tjetër, i cili po ashtu vuan nga probleme të shëndetit mendor, si dhe vajza 14-vjeçare e autorit.

Policia thotë se 44-vjeçari Olsi Çekiçi vuante nga probleme mendore dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Fqinjët të tronditur nga ngjarja e rëndë pohuan se kishin dëgjuar të bërtitura dhe se autori kishte sjellje agresive, ndërsa disa herë ishte shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

?Vetëm kur dëgjuam zhurmën që bërtisnin, kur po thërrisnin ?e vrave, e vrave??, shprehet një fqinje.

Ndërsa një tjetër shton: ?Është marrë nga policia, nga doktorët. Pse e kanë lëshuar? Nuk është një herë?.

Po ashtu një fqinj tjetër thotë: ?Kishte vajtur disa herë policia, e ka marrë e ka çuar në çmendinën e Elbasanit 3-4 herë. E kanë liruar?.

Sipas burimeve nga spitali i Pogradecit , Olsi Çekiçi ka kartelë prej kohësh për shkak të problemeve të shëndetit mendor, pr nuk ka pranuar të marrë mjekim.

44-vjeçari, pasi është shoqëruar në polici, ka shfaqur një gjendje të rëndë emocionale dhe ka qenë i paqëndrueshëm mendërisht.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended