Program për të papunët e COVID, Muça: Jo afatgjatë! Profesionet që duhet të zgjedhin

  • 4 years ago
TIRANË- Punësim në privat për 4 muaj, për 8 muaj apo 1 vit si dhe subvencionim i pagës minimale për disa muaj, është programi i qeverisë për të papunët e dalë si pasojë e COVID-19. Në fazën e parë shteti paguan 2 paga 26 mijë lekë, ndërsa kontributet i paguan punëdhënësi. Për fazën e dytë shteti paguan 4 paga dhe në të tretën vetëm kontributet. Për ekspertin e çështjeve të punësimit Erion Muça thotë se programi është i paqartë dhe nuk dihet sa persona do të përfitojnë.

?Unë e cilësoj këtë program riparues dhe jo shumë stimulues për të përballuar apo rimëkëmbur dëmin apo pasojat e papunësisë sidomos tek të rinjtë e mbetur të papunë. Së pari ka një paqartësi teknike që lidhet me numrin total të përfituesve, dhe buxhetin e vënë në dispozicion për këtë program?, shprehet eksperti Muça.

Recommended