Top News - Kosovë, Hoti me covid/ 7 viktima dhe 250 raste të reja

  • 4 years ago
Në Kosovë janë raportuar të hënën 7 viktima dhe 250 raste të reja të koronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 454 testime. Komuna e prishtinës vazhdon të kryesojë për sa i takon numrit të rasteve të reja të konfirmuara, me 65 për 24 orët e fundit. Ndërkohë, që nga marsi, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 256 ndërsa ai i të infektuarve 9049. Instituti kombëtar i shëndetësisë publike në kosovë, tha edhe se 126 pacientë u shëruan 24 orët e kaluara, duke e cuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4989 ndërsa numri i rasteve aktive është 3804.
Mes rasteve të regjistruara 24 orët e shkuara është edhe ai i kryeministrit Avdullah Hoti, i cili konfirmoi në një postim në facebook se kishte rezultuar pozitiv pas kryerjes së testit. Ai tha se nuk ka simptoma, përvec një kolle të lehtë dhe shtoi se do të vihej në izolim për dy javë. Por, kryeministri Hoti është kritikuar se nuk respektoi protokollin e IKSHPK që pas testimit të vetëizolohet pasi u shfaq të dielën në publik. Gjithsesi, ai sqaroi mëngjesin e të hënës se testin e kishte bërë të dielën rreth orës 16.00 dhe se ishte izoluar deri në daljen e rezultatit. ?Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kolle të lehtë të dielën, bashkëpunëtoret me rekomanduan të testohem. Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16:00. Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjekët. Sapo e kam marrë rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën?, ka shkruar Hoti në facebook. Në Kosovë, edhe figura të tjera politike kanë njoftuar se janë të prekur nga sëmundja COVID-19. Ndër ta është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar të shtunën se është shëruar nga COVID-19, pasi në fillim të korrikut kishte njoftuar se ishte infektuar me koronaviurs.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Situata#TopChannel

Recommended