Ndalohet nga policia ish-luftetari i UCK | Lajme-News

  • 4 years ago
Policia shqiptare ka ndaluar për disa orë, ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati nga Lipjani i Kosovës.

Ai u ndalua pasi Serbia ka lëshuar urdhër ndalimi dhe kërkon arrestimin nga Interpol. Ishte kreu i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK në Kosovë, i cili denoncoi arrestimin e Murtez Kastratit. Ai po vinte për pushime në Shqipëri dhe u ndalua nga policia kufitare në morinë.

Policia shqiptare e mohoi lajmin, por Televizioni Klan mëson se ai u mbajt për disa orë i ndaluar në Kukës.

Lirimi i tij erdhi pas reagimeve të shumta në Kosovë, duke përfshirë edhe ministren e jashtme Meliza Haradinaj. Ajo tha se Murtez Kastrati u lirua pas telefonatës që pati me homologun Gent Cakaj, ndërkohë që është rënë dakord që kërkesat e Serbisë përmes Interpol-it të përditësohen nga autoritet e Shqipërisë,.

Deputetë dhe zyrtarë në Kosovë gjithashtu kanë reaguar për arrestimin, duke e quajtur një veprim të padrejtë dhe kanë kërkuar nga Shqipëria që lista e Serbisë të mos merret parasysh.

Serbia ka lëshuar disa urdhër-arreste në Interpol, për ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët shpesh ndalohen në pika kufitare.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended