Top News - Ekstradimi nga Anglia/ Hektor Mahmutaj, vrasësi me 13 emra
  • 4 years ago
Këtë të shtunë janë esktraduar nga Mbretëria e Bashkuar dy shqiptarë të rrezikshëm, njëri prej të cilëve ka qenë një nga 10 personat më të kërkuar në Angli. Kështu nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, drejt vendit tonë, Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë.

Hektor Mahmutaj I njohura nga mediat angleze si vrasësi me 13 identitete të ndryshme ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale ?Vrasja me paramendim?, e kryer në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje?. Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, ka vrarë me armë zjarri Gentjan Jahjan, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër.

Mahmutaj ishte identifikuar dhe arrestuar në Mbretinë e Bashkuar që në vitin 2006, por nëpëmjet proceseve gjyqësore ai e kishte ndaluar ekstradimin. Në vitin 2018 u arrestua sërish për ekstradim dhe pasi u la I lirë me kusht u zhduk. Ai ka jetuar i fshehur në Britani për më shumë se 20 vjet, duke përdorur 13 emra false për t?i shpëtuar çdo lloj gjurme që do të çonte ne zbulimin e tij. Policia angleze e kishte shpallur Mahmutajn vitin e kaluar si një prej 10 personave më të rrezikshëm në kërkim.
Ndërsa shqiptari tjetër Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale ?Vrasja me paramendim?, e mbetur në tentativë. Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë një person me iniciale S. B.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HektorMahmutaj#Extradition#TopChannel
Recommended